Inter në bisedime të avancuara me Tonali

Skuadra e Inter po afrohet çdo ditë e më shumë me Sandro Tonali.

Sport

12/06/2020 11:58

Inter raportohet të jetë në bisedime të avancuara me mesfushorin e Brescia, Sandro Tonali.

Sipas medieve italiane, ‘Zikaltrit’ po përgatisin një ofertë pesë vjeçare, me 2.5 milionë euro fitime në vit për lojtarin, transmeton lajmi.net.

Inter thuhet t’i ketë ofruar tashmë lojtarit kushtet e kontratës dhe mbetet të shihet se si do të avancojnë negociatat.

Tonali shihet si mesfushori me të ardhmen më të ndritur në Itali, për pozitën ku ai luan.

Conte e dëshiron me çdo kusht lojtarin e Brescia dhe Inter pritet ta kenë objektivin primar kartonin e Tonali. /Lajmi.net/