Sarri: Nuk ka favorit në garën për titullin e kampionit

Trajneri i Juventus ka folur për situatën aktuale në Serie A.

Sport

11/06/2020 14:45

Kreu i stolit të Juventus, Maurizio Sarri, ka dhënë disa komente lidhur me situatën aktuale në tabelën e Serie A.

Me Lazio dhe Inter në pozitat dy dhe tre, Sarri beson se në garën për ‘Scudetto’ nuk ka momentalisht një favorit.

“Në këtë situatë, nuk mund të flasim rreth favoritit për Scudetto”, ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.

“Të gjitha skuadrat rrezikojnë të lëshojnë pikë. Më e rëndësishmja është të mbyllim sezonin”, shtoi tutje trajneri italian.

Serie A ka edhe 12 ndeshje të pa zhvilluara, të cilat do të vendosin gjithçka për titullin e kampionit. Juve prinë tabelën me 63 pikë, një më shumë sesa Lazio dhe nëntë më shumë sesa Inter. /Lajmi.net/