Sarri e sheh këtë sezon si ideal për suksese te Juventus
Maurizio Sari beson të luajturit e Juventusit në intervale të ndara në Kupën e Italisë, Serie A dhe Ligën e Kampionëve, mund të jetë një avantazh për skuadrën e tij.

Sport
Juventus rifillon sezonin e tyre të premten kundër Milanit në ndeshjen e kthimit të Kupës së Italisë, para se të rikthehen në fushë edhe për ndeshjet e Serie A dhe Ligës së Kampionëve.
“Mendoj se kemi qenë më fat që do të luajmë për tri objektiva të ndara njëra prej tjetrës”, ka deklaruar Sarri, përcjell lajmi.net.
“Ne mund të përqëndrojmë motivimet tona në një objektiv në një kohë të caktuar. Kjo mund të jetë një avantazh për ne”.
“Të gjitha ndeshjet tona kundër Milanit ishin të vështira për ne këtë sezon. Ata janë një skuadër që na i bën gjërat e vështira neve, dhe rezultati nga ndeshja e parë nuk garanton asgjë”.
Ndeshja e parë në ‘San Siro’ mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar 1:1./Lajmi.net/