Inter ia tregon çmimin e Skriniarit Real Madridit
Real Madrid ka mësuar çmimin e Milan Skriniar.

Sport
Mbrojtësi sllovak është një nga lojtarët që ka qenë në radarin e Real Madrid për një kohë të gjatë, si një zëvendësim ideal për Sergio Ramosin.
Shtypi italian raporton se Inter ka njoftuar Real Madridin dhe skuadrat tjera të interesuara se Skriniar kushton 80 milionë euro, përcjell lajmi.net.
Përveç Real Madrid, për Skriniar të interesuar kanë qenë edhe Manchester City, me Pep Guardiolan që kërkon të sjellë stabilitet në mbrojtje.
Skriniar ka kontratë me Interin deri në vitin 2023, ndërsa në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Sampdorias./Lajmi.net/