Superkompjuteri i jep fund debatit se cili është më i mirë, Messi apo Ronaldo

Messin apo Ronaldon, kë preferoni?

Sport

10/06/2020 14:55

Është debati më i madh në futboll. Dhe të gjithë i kanë preferencat e tyre.

Me të vëretë është e vështirë ta përcaktojmë përfundimisht cili është lojtar më i mirë. Natyrisht, gjithçka varet nga pikëpamja, shkruan lajmi.net.

Cristiano ka fituar pesë Topa të Artë, ndërsa Leo gjashtë sosh dhe janë golashënuesit më të mirë në histori të Barcelonës dhe Real Madridit respektivisht.

Por një grup i shkenctarëve kompjuterik nga Belgjika pretendojnë se e kanë gjetur formulën definitive për ta përcaktuar cili është lojtar më i mirë.

Profesorët e Universitetit KY Leuven kanë bashkëpunuar me disa ekspertë holandezë të të dhënave për t’i dhënë fund debatit.

Formula merr në konsideratë të gjitha aspektet e lojës nga futbollistët, poashtu edhe kontributin e tyre në fushë në role ofanzive dhe defanzive.

“Vlera e një lojtari futbolli shpesh vendoset nga golat dhe asistimet”, tha Jesse Davis, një profesor i Universitetit.

“Goli është event i rrallë, sepse një mesatare prej 1,600 aksioneve ndodhin në një ndeshje”.

“Modeli ynë e shikon secilin aksion – gjuajtje, pasim, driblim, ndërhyrje – dhe kalkulon vlerën e secilës”.

Pas gjithë këtyre kalkulimeve, kush doli në krye?

Epo, Messi. Dhe atë bindshëm.

Ylli i Barcelonës pati një VAEP (formula kalkuluese që i merr parasysh të gjitha aspektet e lojës) prej 1.21, krahasuar me vetëm 0.61 të Ronaldos.

“Në sezonin e parë, vlerësimet për Messin dhe Ronaldon janë shumë të përafërta me njëri-tjetrin”, tha një prej analistëve që ndihmoi në studimin.

“Nga edicioni 2015/16 e tutje, Messi ka bërë hapa para rivalit të tij”.

Pra, ja ku e keni rezultatin përfundimtar. Tani fansat e Messin mund ta përdorin rezultatin e superkompjuterit për ta fituar debatin. /Lajmi.net/