Dr. Fauci jep komentin negativ për protestat, shqetësohet për koronavirusin

Dr Anthony Fauci, eksperti kryesor për koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka paralajmëruar se protestat që po zhvillohen në Amerikë janë 'aktiviteti i përsosur' për përhapjen e mëtutjeshme të COVID-19.

Bota

07/06/2020 21:50

Në 50 shtetet amerikane kanë demonstruar për barazi racore dhe drejtësi nën vazhdën e vrasjes së George Floyd – një person i zi i paarmatosur që u vra nga një polic i bardhë i Departamentit të Policisë së Minneapolis, i identifikuar si Derek Chauvin, që iu gjunjëzua në qafë për gati nëntë minuta, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Pas gati dy javësh kërkesa të protestuesve për një mbrojtje më të denjë të qytetarëve me ngjyrë dhe ligjvënie, Fauci ka shprehur shqetësimet për tubimet.

“Tubimet janë forma e përsosur për përhapjen e mëtejshme të virusit në kuptimin e krijimit të këtyre mbledhive, të cilat mund të kthehen në valë shpërthimi”, i tha Fauci radios WTOP të premten.

Mijëra njerëz marshuan në Uashington DC këtë fundjavë, duke u mbledhur në rezidencën e afërt të Presidentit Trump, i cili ishte rrethuar së fundmi.

Në rastin e Kosovës, tubime po organizojnë edhe ish-partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, kreu i së cilës ka ftuar aktivistët e subjektit politik që të mbledhen më 12 qershor në sheshin ‘Skendërbeu’.

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh edhe kryetar i LVV, thirrjen e ka bërë nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, megjithëse nuk e ka qartësuar arsyen e mbledhjes. /Lajmi.net/