A ndiheni të vetmuar në lidhjen tuaj

Ndjenja e të qenit të vetmuar është një emocion i rezervuar për ata që nuk janë në një lidhje.

Lifestyle

09/06/2020 08:28

Njerëzit në një lidhje mund të ndihen të vetmuar sepse diçka nuk shkon me lidhjen e tyre apo thejsht ata mendojnë që partneri i tyre nuk ka vëmendjen siç e kishte në fillim, transmeton lajmi.net.

Njëra nga arsyet që ndiheni të vetmuar në një lidhje mund të jetë që lidhja nuk po funksionon më siç ishte dikur.

Kjo ndjenjë mund të zë vend tek ata që kanë humbur ndjenjën e lidhjes. Edhe në qastet më të mira të lidhjes suaj ka qaste kur njëri nga partnerët ndihet i distancuar dhe ka ndjenja të përziera të cilat nuk qëndrojnë siç ishin më parë.

Gjithashtu edhe rrjetet sociale mund të kenë një rol të rëndësishëm. Kur shkoni në një darkë apo thjeshtë në një takim dhe partneri qëndron në telefon ju mund të ndjeni vetmi.

Dhe sa më shumë që shpenzoni kohë në rrjetet sociale aq më të vetmuar mund të ndiheni. /Lajmi.net/