Këtë e vlerëson arritjen e saj më të madhe Morena Taraku
Morena tregoi haptas se çka vlerëson si arritjen e saj më të madhe.

ShowBiz
Morena Taraku prej kohësh po jeton dhe vepron në Turqi, ndërsa kohë pas kohe viziton Kosovën, shkruan lajmi.net.
Ajo është duke punuar rreth projekteve të reja muzikore, teksa kënga e saj e fundit mban titullin “F**k your location”.
Së fundi, këngëtarja i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjete sociale, të cilët donin të dinin më shumë rreth saj.
Një prej tyre i shkroi “Cila eshte arritja jote më e madhe”, e përgjigja e Morenës ishte e menjëhershme “Duke qene vajze e mire per babain tim…”.
Morena Taraku ka konfirmuar që së shpejti vjen me një duet me reperin Stresi. /Lajmi.net/