Barca gjen formulën për transferimin e Lautaros

Te Barcelona shpresojnë se kanë gjetur formulën për të bindur Interin që të heq dorë nga sulmuesi Lautaro Martinez.

Sport

05/06/2020 09:23

Katalanët kanë vendosur që Interit t’i nisin një ofertë të re, duke përfshirë edhe talentin Junior Firpo.

Liderët e La Ligas janë duke insistuar në transferimin e Latuaros, por nuk pajtohen me Interin që të paguhet klauzola prej 111 milionë euro për 22 vjeçarin.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona do t’i ofrojë Interit shërbimet e Junior Firpos, të cilin e vlerësojnë 41 milionë euro.

Kësaj oferte do t’i shtohen edhe 70 milionë euro tjera, për të arritur shumën 111 milionë euro të kërkuar nga Inter.

Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e Interit tani./Lajmi.net/