Shala: Përmbyllja e dialogut me Serbinë fokus i veçantë i kësaj qeverie
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala ka deklaruar në seancën e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë Hoti se prioritet kryesor do të jetë përmbyllja e dialogut me Serbinë.

Lajme
Shala po ashtu ka thënë se kjo qeveri do të ketë fokus të veçantë zbatimin e objektivave që janë beteja për të mposhtur pandeminë.
“Do të kemi fokus të veçantë në zbatimin e objektivave themelore të kësaj qeveri që janë beteja për të mposhtur pandeminë. Përmbyllja e dialogut me Serbinë, rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë dhe forcimi i shtetit ligjor”, tha ai.