Aktori kosovar flet rreth debatit për ‘Çka ka shpija’: Të gjithë e dimë sa prodhohet e çka prodhohet
Një tjetër aktor i njohur i bashkohet debatit për serialin 'Çka ka shpija'.

ShowBiz
Shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi me anë të një statusi në Facebook, e quajti serialin “Çka ka shpija”, prodhim me sjellje degjenerues, shkruan lajmi.net.
Pas kësaj deklarate të Dalipit kanë reaguar disa artistë, mes tyre edhe skenaristit dhe njëherësh protagonistit kryesor të serialit, Naser Rafuna.
Së fundi, lidhur me debatin rreth serialit ‘Çka ka shpija’ ka reaguar edhe aktori Nëntor Fetiu, i cili thotë se është e drejt e publikut të shprehet për serialet e emisionet që transmetohen në TV.
Po ashtu ai shtoi se artistët është më mirë të reagojnë ndaj TV që të hapin konkurse si duhet, në mënyrë që të prodhohen më shumë seriale e emocione vendore.
“Eshte e drejte e publikut qoftë ai edhe politikan apo kshilltarë me u shpreh per ndonje serial a emision ne Tv tona te katandisura pa konkurence dhe pa prodhim te mirëfillt. Ne gjithe e dijme sa prodhohet e çka prodhohet! Artistat p.sh. me mire eshte me reagu ndaj Tv qe te hapin konkurse ashtu si duhet per prodhime te serialeve e emisioneve show etj… , e politikanve qe te bejne ligje ne favor te Artistëve vendas me u prodhu sa me shume e me i mbrojtë nga serialet e huaja qe na mbyten tregun! E jo veq hajt te reagoj se me tha e m the e i thash…….! Mbahuni Artista?“, ka shkruar Fetiu. /Lajmi.net/