Kërkohet hapja e të gjitha bizneseve dhe sektorëve të ekonomisë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar nga autoritetet që të lejojnë hapjen e të gjitha bizneseve dhe sektorëve të ekonomisë.
Lajme
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë thirrje që të hapen të gjitha bizneset.
Sipas tij, hapja e tyre duhet të bëhet jo më larg se më 28 maj, shkruan lajmi.net.
Rukini ka theksuar se, situata me pandeminë në të cilën gjendet Kosova si dhe numri i menaxhueshëm i rasteve me COVID-19, janë argumente të mjaftueshme për hapjen e të gjitha bizneseve.
Postimi i plotë i Rukiqit, pa ndërhyrje:
Te hapen te gjitha bizneset dhe sektoret e ekonomise
Eshte koha per hapje te te gjitha bizneseve, jo me larg se data 28 Maj 2020. Situata me pandemine, numri i menaxhueshem i rasteve te infektuara. numri i vogel i rasteve ne kujdes intenziv, jane argument i mjaftueshem per hapjen e te gjitha bizneseve, sigurisht percjellur me masat mbrojtese dhe distancimin social adekuat.
Ta hapim ekonomine dhe te fokusohemi ne rimekembjen ekonomike. /Lajmi.net/