Kurti priti në takim Bordin e Përkohshëm të KEK-ut: Prioritet zhvillimi i ndërmarrjeve publike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, sot zhvilloi një takim të përbashkët me Bordin e Përkohshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Lajme
Kryesuesja dhe anëtarët e Bordit e njoftuan Kryeministrin për objektivat strategjike të Bordit dhe Planin e Veprimit, me qëllim të arritjes së qëndrueshmërisë financiare të KEK-ut, përfshirë këtu ndalimin e keqpërdorimeve dhe rritjen e transparencës. Gjithashtu u diskutua për përpilimin e një strategjie zhvillimore të KEK-ut në konsistencë me planin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik.
Për Qeverinë e Republikës së Kosovës mbetet prioritet zhvillimi i ndërmarrjeve publike dhe ngritja e kapaciteteve të tyre përmes profesionalizmit dhe alokimit të duhur të resurseve që ato kanë. /Lajmi.net/