“Ova” nga “Mrekullia në qelinë numër 7”, shpërndan këngën e Tunës
Nisa e ka shpërndarë këngën "A don hala" nga Tuna.

ShowBiz
Filmi turk “7 Kogustaki Mucize” që në shqip do të thotë “Mrekullia në qelinë numër 7” gjatë kësaj periudhe pandemie globale është komentuar mjaft shumë edhe nga publiku shqiptar, shkruan lajmi.net.
Vajza e cila rrëmbeu vëmendjen më të madhe është vogëlushja Nisa Sofiya Aksongur e cila në film luajti rolin si “Ova”.
Ajo ka mahnitur të gjithë me rolin e saj dhe tani është kthyer në personazhet më të komentuara.
Nisa është aktive në Instagram dhe së fundmi ka habitur me veprimin. Aktorja e ka shpërndarë këngën “A don hala” nga Tuna./Lajmi.net/