Man City të gatshëm të shesin Sanen
Manchester City janë të gatshëm të shesin Leroy Sanen këtë verë, nëse nuk arrihet një marrëveshje për kontratën e re.
Sport
Bayern Munich janë ende të interesuar për anësorin gjerman, raporton Evening Standard, përcjell lajmi.net.
Sane po hyn në vitin e fundit të kontratës me Manchester Cityn, dhe kampionët e Permierligës këtë verë mund të jenë të detyruar të shesin atë, për t’i ikur një largimi falas në vitin 2021.
Një ofertë prej 40 milionë euro e Bayern Munich, do të binte Manchcester Cityn për të hequr dorë nga ylli i tyre.
Sane te Manchester City është transferuar në vitin 2016 nga gjermanët e Schalke./Lajmi.net/