Prestreshi: Komentimet për rastin “nafta” mund të cilësohen si ndërhyrje
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka thënë se vendimi i fundit i AKK-së për rastin, siç e ka quajtur ai, “nafta”, është përfundimtar.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, ai ka kërkuar që të gjithë të përmbahen nga opinionet publike të pamatura dhe t’ju binden vendimeve të një institucioni të pavarur të Kuvendit.
Prestreshi tutje ka shtuar se interferimet dhe komentimet e të tjerëve rreth vendimit të AKK-së mund të cilësohen si ndërhyrje dhe presion ndaj institucioneve të pavarura.
Ditë më parë, AKK-ja ka gjobitur 14 kompani të naftës më 4 milionë euro për kurdisje të çmimeve.
Postimi i plotë:
Te nderuar,
Vendimi I fundit I AKK-se per rastin “nafta” eshte vendim perfundimtar. Andaj kerkoj nga te gjithe qe te permbaheni nga opinionet publike te pamatura dhe t’ju bindeni vendimeve te nje institucioni te pavarur te Kuvendit.
Meqe ndermarrjet kane paralajmeruar padi ne konflikt administrative prane gjykatave kompentente, rasti do te behet me interesant dhe me I ndishem. Andaj interferimet dhe komentimet e te tjereve rreth Vendimit te AKK-se mund te cilesohen si nderhyrje dhe presion ndaj institucioneve gjygjesore dhe atyre te pavarura.
Ju njoftoj se ne Kosoven tone te dashur, per here te pare, me seriozitetin me te larte do te trajtohet nje rast I konkurrences te nivelit te Komisionit Evropian, prane gjykatave tone.
Kete vendim Autoriteti Kosovar I Konkurrences do ta mbroje me profesionalizimin me te larte prane gjykates ne bashkepunim edhe me projektin e financiar nga BE-se.
Eshte rast I madhe por edhe I rendesishem ne ngritjen dhe avancimin e subjektivitetit te shtetit tone karshi Komisionit Evropian.
Autoriteti Kosovar I Konkurrences, gradualisht eshte duke u rreshtuar me nivelin e Bundeskartellamt te Gjermanise, AZTN-se se Kroacise dhe Autoritetit Federal te Konkurrences se Austrise dhe te tjere.
I juaji Valon PRESTRESHI /Lajmi.net/