Kurti pranon letër nga OECD, siguron mbështetje për rimëkëmbjen ekonomike
Kryeministri në detyrë i Kosovës ka pranuar letër nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik Angel Gurria.
Lajme
Në këtë letër, Gurria ka shprehur solidaritetin e tij me Kosovën në kohën e përballjes me pandeminë, shkruan lajmi.net.
Ai ka siguruar Kurtin se OBZHE është e gatshme të angazhohet në mbështetje të Qeverisë në përpjekje të rimëkëmbjes ekonomike.
Kjo është komunikata e ZKM-së:
Kryeministri në detyrë Kurti pranon letër nga Sekretari i Përgjithshëm i OECD, z. Angel Gurría
Prishtinë, 5 maj 2020
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ka pranuar një letër nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, z. Angel Gurría.
Në këtë letër, z. Gurria shprehu solidaritetin me Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës në këto kohë të vështira të ballafaqimit me pandeminë COVID-19. Kjo krizë e paprecedentë për kohët tona po e teston kapacitetin tonë të përbashkët për të reaguar dhe bashkëpunuar.
- Gurría, siguroi Kryeministrin në detyrë z. Kurti se Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik është e gatshme që të angazhohet dhe të mbështesë Qeverinë në përpjekjet e saj për të rimëkëmbur ekonominë pas situatës së krijuar me virus.
Në fund, z. Gurría u shpreh se çdo krizë e madhe vë në pah mundësitë për të rimenduar sistemet tona. Para vetes kemi një mundësi unike për të transformuar mënyrat se si prodhojmë, konsumojmë dhe sillemi. /Lajmi.net/