Aguero nuk përjashton rikthimin në Spanjë, kontrata e tij me Man City drejt fundit

Sergio Aguero nuk ka përjashtuar mundësinë që të rikthehet në futbollin spanjoll.

Sport

01/05/2020 23:59

Ylli i Manchester City, Aguero, ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e tij, duke mos mbyllur asnjë derë.

Kontrata e argjentinasit me Manchester City po shkon drejt fundit dhe nuk ka zëra që flasin për një rinovim. Në këto kushte, lojtari nuk ka hedhur poshtë mundësinë që të kthehet në futbollin spanjoll.

“Është e vështirë; unë nuk po mendoj se çfarë do të bëj. Unë e di se çdo ditë kontrata ime afrohet me skadimin. Me gjasë, do të ketë oferta, por ne do të shohim”, ka thënë Aguero për ‘El Chiringuito’, transmeton lajmi.net.

“Tani, unë vetëm po provoj që të fitojë Ligën e Kampionëve me Manchester City. Kjo do të ishte arritje e madhe për mua dhe klubin. Por, unë nuk kam menduar se çfarë do të bëj pas 2021”, ka shtuar sulmuesi.

“Nuk përjashtoj mundësinë që të kthehem në Spanjë, ose të shkojë në ndonjë vend tjetër. Nuk e di së çfarë do të bëj. Sot ndihem reaht në Mançester. Dua të bëj gjithçka për klubin, pastaj shohim”, ishin fjalët e Aguero.

Aguero ka fituar katër tituj të Premierligës gjatë kohës së tij në ‘Etihad Stadium’, por nuk ka shkuar kurrë përtej gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/