Mjekët thonë se alarmi për sëmundjen inflamatore që vrau fëmijët u dha shumë herët
Paralajmërimi, lëshuar nga Shoqata e Kujdesit Pediatrik të martën, deklaroi se ekziston një rritje e fëmijëve ‘të të gjitha moshave’ që paraqesin një gjendje inflamatore shumë-sistemore dhe që kërkojnë kujdes intensiv.
Lifestyle
Ajo u përshkrua si “karakteristika të zakonshme të mbivendosjes së sindromës së shokut toksik dhe sëmundjes atipike Kawasaki”, si dhe kishte “parametra të gjakut në përputhje me Covid-19 të rënda në fëmijë”, transmeton lajmi.net.

Paralajmërimi ngjalli shqetësim midis prindërve dhe çoi në thirrje të mëtutjeshme që shkollat të mbeten të mbyllura, shkruan Metro. Sidoqoftë, një grup mjekësh që këshillojnë, fondacioni i sëmundjes Kawasaki në Mbretërinë e Bashkuar, tani ka hedhur dyshime mbi pretendimet.
Mjekët pediatrikë kryesorë nga Spitali i Madh i Ormond Street dhe Spitali Royal Bristol për Fëmijë, thonë se pranimet për fëmijët që vuajnë nga simptoma të ngjashme kishin rënë në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Sëmundja Kawasaki është një çrregullim inflamator sezonal në dimër dhe pranverë, dhe ndërsa asnjë infeksion nuk është vërtetuar, komuniteti shkencor beson se ndonjë prej shumë infeksioneve mund të shkaktojë sëmundjen Kawasaki tek fëmijët e ndjeshëm. /Lajmi.net/