Një grup mjekësh bëjnë disa deklarata ‘bombë’ për COVID-19
Disa mjekë që janë në vijën e parë të luftës me coronavirusin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur se rregullat e qëndrimit në shtëpi mund të jenë më të rrezikshme për shëndetin tonë sesa vet koronavirusi.
Lifestyle
Madje, Dr. Dan Erickson nga Bakersfield, Kalifornia ka bërë disa deklarata bombë që kundërshtojnë vendimet e qeverisë për masat e marra ndaj COVID-19.
Deklaratat e bëra nga mjeku të përmbledhura:
-Përgjigjja nëse duhet të vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi dhe t’i mbajmë bizneset të mbyllura është “Jo”.
-COVID-19 është në fakt jo më i rrezikshëm se gripi sezonal.
-Karantina në vetvete është një rrezik për shëndetin.
-Mjekëve të ER po u ushtrohet presion të shtojnë COVID-19 në raportet e vdekjeve.
– Jo për shkencën. Jo për COVID-19. Kur ata përdorin fjalën “i sigurt” – e bëjnë për t’ju kontrolluar.
Ndërsa Dr. Anthony Fauci, eksperti për koronavirusin i Shtëpisë së Bardhë, tha të kundërtën. Sipas tij, kërkimet kombëtare tregojnë se coronavirusi është 10 herë më i rrezikshëm se gripi sezonal.
“Ne po i shohim pacientët. Dr. Fauci nuk i ka parë pacientët prej 20 vitesh”, – kanë thënë mjekët rreth deklaratave të Fauci-t.
Dr. Erickson shtoi se fakti që mjekëve po u ushtrohet presion të shtojnë COVID-19 në raportet e vdekjeve është për të rritur numrat dhe për ta bërë situatën të duket më keq se ç’është.
Mjekët shprehen se këto përfundime janë bazuar në të dhënat dhe kërkimet e tyre.