Salihamidzic jep shenja se Bayern do ta transferojë Leroy Sane
Drejtori sportiv i Bayern Munich, ka dhënë shenjat se bavarezët do të tentojnë transferimin e Leroy Sane.
Sport
Sane ishte në interesin e Bayern edhe gjatë verës së kaluar, por një lëndim i lojtarit bëri që negociatat të zbehen.
Gjithsesi, Bayern Munich me shumë gjasë do të tentojë për anësorin gjerman përsëri. Kështu së paku kuptohet nga fjalët e Hasan Salihamidzic.
“Ne duam të përforcohemi me një top talent nga Evropa dhe të sjellim një yll botëror te Bayern Munich, i cili i përshtatet kualiteteve të skuadrës sonë dhe ndihmon skuadrën t’iu ofrojë spektatorëve futboll atraktiv”, ka thënë Salihamidzic për ‘Welt’, transmeton lajmi.net.
Fjalët e drejtorit sportiv të Bayern i ka komentuar Christian Falk, gazetari i ‘Bild Sport’, i cili në fokus ka bavarezët.
“Salihamidzic po flet për Leroy Sane, por nuk i lejohet t’ia përmend emrin”, ka thënë Falk.
Thuhet se anash Leroy Sane, emri tjetër pritet të jetë ylli i Bayer Leverkusen, Kai Havertz. /Lajmi.net/