OAK me disa propozime, kërkon të futen në qarkullim mjetet dhe të vazhdohet me lehtësirat fiskale
Oda Ekonomike e Kosovës në një konferencë për media për hapat e ardhshëm në menaxhimin e situatës ekonomike, pas përhapjes së pandemisë COVID-19, ka propozuar që në javën e ardhshme Prishtina të largohet nga karantina, të lejohet puna në sektorë që kanë rrezikshmëri të ulët, siç janë ndërtimtaria dhe prodhimi. Po ashtu të futen mjetet në qarkullim dhe vazhdohen lehtësirat fiskale.
Lajme
Kryetari i OEK, Berat Rukiqi ka folur për hapjen e rrugës drejt ekonomisë, i cili tha se gjatë muajit maj të mundësohet fillimi punës në tërë zinxhirin e shitjes me pakicë, përkatësisht në objekte 800 metra katror.
Ai po ashtu tha se duhet të mundësohet fillimi i punës në tërë sektorin e shërbimeve, duke filluar nga java e tretë majit në tërë Kosovën, si dhe të hartohet plani operacional për hapjen e graduale të HORECA dhe transportit.
“Deri më 10 qershor të jetë e gatshme korniza e rimëkëmbjes ekonomike e bazuar në analiza për sektorët më të dëmtuar. Në total fondi të jetë 550 deri 600 milionë euro për vitin 2020 dhe 2021 për të pasur një mbështetje ose rimëkëmbje ekonomike”, tha Rukiqi, duke treguar edhe burimet 200 milionë euro nga FMN, BB, 70 milionë nga BERZh, 200 milionë nga buxheti dhe bilanci bankar dhe 100 milionë euro nga borxhi publik.
Qëndrimi i Odes për hapjen graduale te ekonomisë dhe rimëkëmbjen ekonomike:
1) Per hapjen graduale te bizneseve
Java qe po vjen:
– Prishtina te largohet nga karantina
– Te fillohet te lejohet puna ne sektore qe kane rrezikshmeri te ulet: ndertimtaria dhe prodhimi
– Te futen ne qarkullim mjetet e pakos emergjente
– Te vazhdohen lehtesirat fiskale
Gjate majit:
– Te mundesohet fillimi i punes ne tere zingjirin e shitjes me pakice, perkatesisht ne objekte deri 800m
– Te mundesohet fillimi i punes ne tere sektorin e sherbimeve
– Te hartohet plani operativ per hapjen graduale te HORECA-s dhe Transporit
2) Fokusi i pakos se rimekmebjes ekonomike
– Fuqizimi i sektorit shendetsor
– Likuiditeti i kompanive
– Garantimi i kredive
– Ruajtja e vendeve te punes dhe krijimi i vendeve te reja te punes
– Pushime nga pagesa e tatimeve (Tax holidays) dhe norme e diferencuar e TVSH-se, per sektore te caktuar
– Dixhitalizimi i bizneseve
– Aftesia konkurruese e bizneseve ne tregjet e jashtme dhe integrimi ne zingjiret nderkombetare te furnizimit
3) Financimi i pakos se rimekmbejs ekonomike (550 milione euro – 600 milione euro)
Burimet e financimit:
– 200 milione (BE, FMN, Banka Boterore)
– 50-70 milione nga BERZH
– 200 milione nga buxheti dhe bilanci banker
– 100 milione nga borxhi publik
Ne total 550 – 600 milione euro per vitin 2020 dhe vitin 2021
4) Masat qe duhet te ndermerren nga kompanite
– Te pergaditen me masa mbrojtese adekuate
– Te instalojne sisteme te rregullta te dezinfektimit
– Te pergadisin hapesirat e punes, per ruajtje te distances sociale
– Te pergadisiin programe te kthimit te konfidences te konsumatoreve
– Te pergadisin plane te brendshme te rimekembjes
– Te pergadisin strategji te transformimit te menyres te berit biznes, perfshire dixhitalizimin dhe automatizimin e proceseve
– Te pergaditen per integrim ne zingjiret nderkombetare te furnzimit. /Lajmi.net/