Edhe Inter në garë për shërbimet e Pogba

Inter është skuadrë e fundit që futet në garë për shërbimet e Paul Pogba.

Sport

23/04/2020 22:00

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, është lojtari që po tërheq vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Kontrata e Pogba skadon në qershor të vitit 2021 dhe situatën e lojtarit po e vëzhgojnë skuadra si Juventus, Real Madrid, PSG, por së fundmi edhe Inter,

Raportime nga Anglia bëjnë të ditur se  Man Utd mund të shfrytëzojë të drejtën për t’i vazhduar lojtarit kontratën edhe për një vit, deri në 2022, transmeton lajmi.net.

‘Tuttosport’ dhe ‘Sportmediaset’ insistojnë se Pogba mund të ketë dëshirë të punojë përsëri me Antonio Conte, duke e vendosur kështu Interin në mesin e skuadrave favorite për nënshkrimin e francezit.

‘Nerazzurri’ kanë bërë biznes deri më tani me Man Utd edhe mbi Romelu Lukaku, Alexis Sanchez e Ashley Young, dhe miqësinë mund ta vazhdojnë me Pogba.

Mbetet të shihet nëse Inter mund të triumfojë në këtë garë të fortë për Pogba. Kujtojmë se për kartonin e lojtarit pritet të sigurohen rreth 100 milionë euro. /Lajmi.net/