Alexis Sanchez i ‘frustruar’ tek Inter

Alexis Sanchez është “irrituar” me huazimin e tij tek Inter nga Manchester United, ka thënë trajneri i Kilit, Reinaldo Rueda. “Ka qenë një vit traumatik për të”.

Sport

22/04/2020 22:40

Është e sigurt që Inter nuk do të përpiqet të blejë kartonin e Sanchez, pasi bëri vetëm 15 paraqitje duke shënuar një gol dhe tre asistime këtë sezon në Serie A.

“Ka qenë një vit traumatik për të, më të vërtetë tronditës”, ka deklaruar Rueda, përcjell lajmi.net.

“Ai është i irrituar nga huazimi të Inter. Ai kishte ardhur në Brazil që të luante në Kupën e Amerikës, por ishte i pafat duke pësuar një lëndim gjatë miqësores me Kolumbinë”.

Sanchez ishte jashtë fushave për tre muaj, duke pësuar një lëndim në kyçin e këmbës së majtë./Lajmi.net/