Festoi ditëlindjen e 94-të, Elizabeta II pranon urim nga Harry, Meghan dhe Archie

Mbretëresha Elizabetë bisedoi përmes videos me Meghan Markle, Princin Harry dhe Archie, për ditëlindjen e 94-të.

ShowBiz

22/04/2020 09:00

Mbretëresha Elizabetë ishte në gjendje të festonte ditëlindjen në një mënyrë shumë të veçantë, shkruan Sky News, transmeton lajmi.net.

Pas lëvizjes së tyre së fundmi në Los Angeles, Meghan Markle, Princi Harry dhe djali i tyre 11 muajsh Archie u lidhën në një video-thirrje me Mbretëreshën Elizabetë të martën për të festuar ditën e veçantë të saj, sipas revistës People.

Harry, 35 vjeç, është nipi i Elizabetës, që e bën Archien një nga tetë nipërit e mbesat e saj. Archie do të mbush 1 vit pas disa javësh.

People raporton se si shumë të tjerë rreth e rrotull globit, edhe Elizabeta është e izoluar në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas saj, ajo është me burrin e saj Princin Philip në kështjellën Windsor .

Ndërsa mbretëresha nuk mund të kalonte ditëlindjen e 94-të me Harry, Archie dhe Markle, 38, ajo ishte në gjendje të rrinte me ta ca kohë gjatë udhëtimit të fundit të tyre të angazhuar si anëtarë mbretëror në Angli, në mars.

“Ishte një gjest me të vërtetë i ëmbël që Mbretëresha u kërkoi atyre që të shkojnë në kishë,” tha një burim për “People” në atë kohë.

Ndërkohë, përsëri në SHBA, Markle dhe Harry kanë qenë të zënë gjatë pandemisë së koronavirusit duke ofruar vullnetarisht ushqim për ata që kanë nevojë. /Lajmi.net/