Këshilla e Cassanos: Inter të shesë Lautaron, të transferojë Lacazetten
Inter duhet të largojë Lautaro Martinez dhe të sjellë nga Arsenal Alexandre Lacazetten si zëvendësim të argjentinasit, ka deklaruar Antonio Cassano.
Sport
Ylli argjentinas i Interit, është dëshirë e madhe e Barcelonës, që do të tentojë transferimin e tij që në afatin kalimtar të verës.
Cassano beson se Inter duhet të hapet nga ofertat nga Camp Nou, duke siguruar shumë të madhe parash.
“Lautaro është shumë i mirë, por unë do ta shisja atë”, ka deklaruar Cassano, përcjell lajmi.net.
“Ju e keni blerë atë për 20 milionë euro dhe e shisni për më shumë se 100 milionë euro”.
“Ju mund të merrni 70 milionë deri në 80 milionë euro dhe Arthur. Atëherë unë do të shkoja pas Edinson Cavanit, i cili është në një kontratë të skaduar dhe do të ishte i përsosur për Conte”.
“Për më tepër, do të ketë para edhe nga shitja e Icardit, dhe unë do të shkoja në Arsenal për të sjellë Lacazetten”./Lajmi.net/