E izoluar në shtëpi, Ariana Grande nis punën për këngën e re
Ariana Grande ka nisur incizimin e projektit të ri.

ShowBiz
Kohët e fundit ajo iu dhuroi fansave një interpretim mahnitës të “I won’t say I am”, si pjesë e “Disney Family Singalong” të ABC, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Ariana Grande, 26 vjeç, mori mikrofonin edhe një herë të shtunën ndërsa u vendos për incizimin e një kënge të re në izolim.
Ylli i pop-it ishte në shoqëri të mirë, pasi asaj iu bahskua edhe derri i saj i përkëdhelur dhe qentë e saj.
Në Instagram, autorja e hitit “7 Rings” u fotografua nga studio e shtëpisë, teksa po qëndronte para mikrofonit.
Ylli dukej me fytyrë të freskët ndërsa shikonte në aparat fotografik, e veshur një bluzë të thjeshtë të zezë.
Ajo gjithashtu ndau imazhe të disa prej kafshëve të saj të shumta, duke përfshirë derrin e saj, të cilin ajo dhe ish-i fejuari i saj, Pete Davidson e adoptuan më 2018. /Lajmi.net/