I jepet lamtumira e fundit Violeta Rexhepagiqit
Është varrosur gazetarja dhe këngëtarja, Violeta Rexhepagiqi.

ShowBiz
Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka njoftuar se sot është varrosur Violeta Rexhepagiqi, shkruan lajmi.net.
Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin familja e ngushtë e Rexhepagiqit si dhe ministrja Dumoshi.
“Sapo i dhamë lamtumirën e fundit Violeta Rexhepagiqit.
Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishte familja e ngushtë e saj dhe unë si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Violetën do ta kujtojmë përherë, të dashur, të qeshur e përjetë të gjallë në kujtimet tona.
U prehsh në dritën tënde, Violetë!”, shkruan Vlora në Facebook.
Gazetarja, këngëtarja dhe kompozitorja Violeta Rexhepagiqi ndërroi jetë mëngjesin e 16 prillit. /Lajmi.net/
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157417522684075&set=a.10150840513389075&type=3&theater