Këngëtarja shqiptare mendon se të tjerët nuk gëzohen për sukseset që arrijmë

Linda Halimi shkroi një mesazh domethënës.

ShowBiz

18/04/2020 12:06

Linda Halimi së fundi është rikthyer me projekt të ri, të cilin e titulloi “Gur”, shkruan lajmi.net.

Këto ditë, artistja po qëndron e mbyllur në shtëpi, bashkë me familjen, teksa po punon për këngët e reja.

Me anë të një postimi, ajo së fundi tha se të tjerët nuk të urojnë për sukseset që arrin, por duhet vazhduar gjithsesi.

“Ata nuk do të urojnë për sukseset tua ose nuk do të jenë të lumtur për ty! Bëhu i suksesshëm sidoqoftë”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Linda Halimi është e martuar me Big D dhe bashkë kanë një vajzë, Kaimana. /Lajmi.net/