Brenda rezidencës luksoze të Pharrell Williams, e cila kap vlerën 30 milionë dollarë

Pharrell Williams posedon një shtëpi me bodrum vere e bar.

ShowBiz

18/04/2020 09:31

Pharrell Williams ka blerë një rezidencë të re në Miami, e cila kushton 30 milionë dollarë, shkruan lajmi.net.

Ylli është zhvendosur në pronën luksoze të bregdetit gjatë izolimit dhe është më se e mjaftueshme për ta bërë atë “të lumtur”.

47-vjeçari është pronar i pronës që ndodhet në Coral Gables, Florida.

Pasuria prej 17.025 katrorësh ka 3.3 hektarë, nëntë dhoma gjumi, 12 banjo dhe 35 metra pishinë mahnitëse, më shumë se e mjaftueshme për gruan e tij Helen Lasichanh, 39 vjeç dhe djalin 11-vjeçar Rocket.

Prona shumë milionëshe përfshin një bodrum vere që mban deri në 2,000 shishe, një bibliotekë, një bar të stilit pub, dhe  nëse ai ndihet i lodhur një ashensor që udhëton midis kateve.

Dhomat e katit të dytë vijnë të gjitha me ballkone te bollshme që kanë pamje nga pishina në oborrin e shtëpisë.

Dekoruar me të njëjtën ngjyrë natyrale në të gjitha, dhomat e gjumit kanë ballkone të mëdha me pamje të mrekullueshme të ujit dhe palmave. /Lajmi.net/