David dhe Victoria Beckham rikthehen në Londër?

Qarkullojnë spekulime se çifti janë kthyer në kryeqytet, pas kritikave për qëndrim në shtëpinë e tyre në Cotsworlds gjatë izolimit për shkak të pandemisë.

ShowBiz

17/04/2020 23:59

David dhe Victoria kanë nxitur spekulime se janë rikthyer në shtëpinë e tyre në Londër, në mes të bllokimit të koronavirusit, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Postimet në mediat sociale nga çifti kanë lënë të kuptohet se ata janë përsëri në kryeqytet pavarësisht se qeveria këshillon rreptësisht ndalimin e udhëtimeve gjatë pandemisë.

David, 44, dhe Victoria, 45, tashmë janë përballur me reagime të mëdha për vendimin për të kaluar kohën e pandemisë në rezidencën e tyre prej 6 milionë funtash në Cotswolds, me vendasit duke e quajtur izolimin e çiftit si ‘izolim selfie’.

David dhe Victoria kanë qenë të izoluar në rezidencën e tyre në Cotswolds, por janë  përballur me reagime nga fshatarët nga frika se mund të kenë sjellë me vete virusin vdekjeprurës – që do të thotë se një lëvizje përsëri në Londër do të ishte më tronditëse.

Një grua që punon pranë shtëpisë së tyre në Great Tew, Oxfordshire, tha: Beckhamët dhe të tjerët që mendojnë se është një ide e mirë për tu izoluar në vend, thjesht janë egoistë.’

“Beckhams dhe të famshëm të tjerë janë budallenj, të papërgjegjshëm dhe të pandjeshëm”, shtoi një tjetër

Beckhams u larguan nga shtëpia e tyre në Londër për të qëndruar në pronën e tyre në fshat para se Mbretëria e Bashkuar të mbyllte kufijtë më 23 mars.

Edhe pse ata kalojnë shumë kohë atje në mënyrë të rregullt, ata kanë qenë duke ‘bombardua’r ndjekësit e tyre me foto dhe video duke shijuar një bllokim luksoz në vilën e tyre.

David dhe Victoria ishin të izoluar me fëmijët e tyre, Romeo, 17 vjeç, Cruz, 15 dhe Harper, tetë, – ndërsa djali i madh Brooklyn, 21 vjeç, duket se u izolua me të dashurën Nicola Peltz, 25 vjeç. /Lajmi.net/