Sulmoi dy familjarë në veri të Mitrovicës, arrestohet i dyshuari nën ndikimin e alkoolit
Policia e Kosovës, sot menjëherë pas mesnate, gjatë patrullimit në rrugën “Zoran Gjingjiq” në veri të Mitrovicës” kanë vërejtur se një person i gjinisë mashkullore ishte duke i sulmuar dy viktimat njëra e gjinisë femërore dhe tjetri i gjinisë mashkullore. Njësitë policore menjëherë e kanë arrestuar të dyshuarin dhe te gjitha palët e involvuara ne…
Lajme
Policia e Kosovës, sot menjëherë pas mesnate, gjatë patrullimit në rrugën “Zoran Gjingjiq” në veri të Mitrovicës” kanë vërejtur se një person i gjinisë mashkullore ishte duke i sulmuar dy viktimat njëra e gjinisë femërore dhe tjetri i gjinisë mashkullore.
Njësitë policore menjëherë e kanë arrestuar të dyshuarin dhe te gjitha palët e involvuara ne rast janë sjellë ne stacion policor për procedura policore, viktimat kanë refuzuar të dërgohen për tretman mjekësor.
“Gjatë intervistimit të viktimave është kuptuar se i dyshuari dhe viktimat janë në lidhje familjare. I dyshuari pas testit të alkoolit ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit me 1.06 promil alkool në gjak. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe në koordinim me të është iniciuar rasti “Dhunë në familje” ndërsa i dyshuari është ndaluar në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka apeluar që çdo rast i dyshuar i dhunës në familje të raportohet.
“Të gjitha rastet do të trajtohen me profesionalizëm dhe seriozitet, në përputhje me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së viktimave dhe parandalimin e dhunës.
Qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes:
📞 192 – numri emergjent
📞 0800 19 999 – linjë pa pagesë
📞 038/504 504 4800 – linjë pa pagesë
📞 038/504 504 4801 – linjë pa pagesë
📱 Aplikacioni “Lajmëro Policinë””, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/