Stresi e lë në duar të fansave përzgjedhjen e titullit të këngës së re
Stresi ua la fansave të vendosin për titullin e këngës së re.

ShowBiz
Reperi Stresi ka finalizuar projektin e ri muzikor, të cilin pritet ta publikojë së shpejti, shkruan lajmi.net.
Ai, me anë të një postimi në Instagram, ka thënë se fansat mund të propozojnë tituj për këngë të re, e njërin prej tyre do ta vendos.
“Spo du me shkrujt vet titullin e kenges se re , po ju a lej juve ta shkruani qe do dale shum shpejt . Shkojm gjith koment Titullin e kenges ?”, ka shkruar ai.
Për ndryshe, Stresi është shumë i komentuar edhe për jetën private, ai është ribashkuar me Keisin pas një krize në lidhje.
Kujtojmë se “Loco” mban titullin projekti i fundit muzikor nga Stresi, i cili u prit shumë mirë në publik. /Lajmi.net/