Kapitullin e arkivës, Albani e mbyll foton duke shkëmbyer puthje me Miriamin

Alban Skënderaj ka publikuar edhe një imazh nga arkiva.

ShowBiz

17/04/2020 20:46

Alban Skënderaj ditët e fundit ka postuar fotografi të njëpasnjëshme me Miriam Canin nga arkiva, shkruan lajmi.net.

Këngëtari vendosi që kapitulin e këtyre imazheve nga arkiva ta mbyll me një fotografi duke shkëmbyer puthje me Miriamin.

E mbyllim kapitullin ❤️ (Kjo ishte me leje dhe me detyrim)“, është mbishkrimi që ai ia ka lënë fotografisë.

Imazhi i çiftit ishte shkrepur në bregdet, ku të dy dukeshin si pëllumba të dashruar.

Për ndryshe, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duam. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B_FwWK5gVQp/