Vdes këngëtari i famshëm francez, dyshohet se kishte koronavirus

Christophe, pop-ylli francez ka vdekur në moshën 74 vjeçare.

ShowBiz

17/04/2020 20:31

Christophe, këngëtari francez që ishte një nga interpretuesit më të famshëm të stilit ‘chanson’ të pop-baladave të vendit, ka vdekur në moshën 74 vjeç, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.

Sipas gruas së tij, e cila foli për agjencinë “France-Presse”, ai vdiq nga emfizema.

Muajin e kaluar gazeta franceze Le Parisien raportoi se ai ishte shtruar në spital me koronavirus, por kjo nuk u konfirmua nga familja e tij ose menaxhmenti.

Familja e këngëtarit nuk përmendi që koronavirusi të ishte shkaktar i vdekjes së tij.

Christophe u lind më 1945 në periferi të Parisit. Fama e tij u rrit në mesin e viteve 1960, duke filluar me baladën “Aline”.

Ai pastaj u rikthye me sukses në vitet 1970 me një seri këngësh për dashurinë përfshirë hitin “Les Mots Bleus”.

Christophe lansoi ​​14 albume në studio, më i fundit ishte Les Vestiges du Chaos, më 2016. /Lajmi.net/