Ledri zbulon datën e publikimit të duetit të ri
Ledri Vula po sjell edhe një tjetër projekt.

ShowBiz
Reperi Ledri Vula para pak ditësh konfirmoi se bashkëpunimi i tij i radhës është me Vig Poppën, shkruan lajmi.net.
Ndërsa, sot ai njofton se kënga me titull “HA HA HA” do të publikohet më 24 prill, e vizualizuar edhe me videoklip.
“20.04.2020 !! HA HA HA x Vig Poppa”, ka shkruar reperi në postimin që e bëri para pak minutash.
Ky duet është pjesë e albumit të ri të Ledrit “10/10”, nga i cili disa prej projekteve i solli edhe në kanalin YouTube me videoklipe.
Mbetet të presim e të shohim se çfarë kanë përgatitur kësaj radhe këta dy artistë. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B_F1RdIBf6a/