Inter vihet pas super sulmuesit të Bundesligës

Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner, është synimi i Interit për të zëvendësuar Lautaro Martinez, nëse ky i fundit transferohet te Barcelona këtë verë.

Sport

17/04/2020 10:13

Gazzetta dello Sport pretendon se Werner është në krye të listës së dëshirave të skuadrës nga ‘San Siro’, por gazeta thekson se i pret një konkurrencë e ashpër me skuadrat si Bayern Munich dhe Liverpool.

Werner ka një klauzolë prej 60 milionë euro, e cila mund të aktivizohet nga fundi i muajit prill.

Përveç Werner, Inter janë të interesuar edhe për yllin e Arsenalin, Pierre-Emerick Aubameyang dhe sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial.

Oliver Giroud, gjithashtu është pranë transferimit tek Inter si lojtar i lirë, pas përfundon kontratën me Chelsean në fund të këtij sezoni./Lajmi.net/