Materazzi: Unë e rraha Balotellin pas asaj ndeshje, ai e meritonte

Marco Materazzi është rikthyer të flas për zënkën që ka pasur me Mario Balotellin, pas ndeshjes Inter – Barcelona në Ligën e Kampionëve.

Sport

17/04/2020 07:58

Ish mbrojtësit italian nuk i kishte pëlqyer veprimi i Balotellit, i cili atë ndeshje kishte hyrë në lojë në minutën e 75’, dhe pas saj, e kishte hedhur në tokë fanellën e klubit.

“Është e vërtetë, unë i dhashë një rrahje të mirë”, ka deklaruar Materazzi, duke rrëfyer këtë histori, përcjell lajmi.net.

“Unë e dua Marion, por ai më të vërtetë e meritoi atë. Tani jemi miq përsëri, si vëllezër, por ai e bëri atë që nuk duhej ta kishte bërë kurrë”.

Inter në vitin 2010 kishte fituar Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Jose Mourinhos./Lajmi.net/