Shembull për t’u ndjekur nga Inter – ‘Zikaltrit’ dhurojnë 1 milion maska si ndihmë kundër Covid-19
Skuadra italiane, Inter, ka bërë një veprim që duhet ndjekur si shembull nga skuadrat tjera të mëdha.
Sport
‘Zikaltrit’ nga ‘San Siro’ kanë dhënë një tjetër kontribut në luftën kundër pandemisë Covid-19.
Inter dhe ‘Suning International’ kanë dhuruar 1 milion maska mbrojtëse për autoritetet lokale në Itali, derisa ata po luftojnë me Covid-19, transmeton lajmi.net.
Virusi ka goditur fuqishëm regjionin e Lombardisë, përfshirë qytetin e Milanos, ku ka bazën skuadra e Inter.
‘Nerazzurri’ deri tani kanë dhuruar edhe donacione të tjera, përfshirë ato të 100 mijë euro një herë, si dhe 658 mijë eurove të tjera + 300 mijë maska dhe mjete tjera mjekësore.
Sot ata kanë bërë një tjetër ndihmë të madhe për autoritetet italiane, duke dhënë edhe 1 milion maska. /Lajmi.net/