Interi kërkoi rikthimin e 36 vjeçarit: “Unë i pyeta nëse janë duke bërë shaka”

Mund të duket e çuditshme, por Inter ka provuar rikthimin e Goran Pandev në skuadër.

Sport

14/04/2020 22:44

36 vjeçari është kërkuar nga Inter gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lajmin për interesimin e Inter, e ka pranuar vetë Pandev, gjatë një deklarimi bërë së fundi.

“Kishte histori, po. Për mua, Interi është gjithçka. Është një ekip që ndryshoi jetën time dhe më lejoi të fitoj trofe, por ideja ime ka qenë gjithmonë e qartë që nga ardhja te Genoa”, ka deklaruar Pandev, përcjell lajmi.net.

“Unë mendova se në fillim drejtori i Interit po bënte shaka. Unë e pyeta nëse ishte e gjitha shaka, por ai më bindi që ishte serioz dhe se Inter kishte nevojë për mua”./Lajmi.net/