Mancini zbulon momentet më të mira në karrierën si futbollist, por edhe si trajner

Roberto Mancini ka zbuluar momentet më të mira që ka kaluar në karrierën e tij të pasur.

Sport

11/04/2020 19:30

Tashmë selektori i kombëtares së Italisë, Mancini, ka udhëhequr edhe skuadra si Inter e Manchester City.

Por, cilat kanë qenë momentet e tij më të mira? Duket se Sampdoria (lojtar) dhe Man City kanë lënë më shumë në memorien e italianit.

“Si trajner, Premierliga e 2012-ës me Manchester City. Është gjithmonë e rëndësishme për një trajner italian që të fitojë jashtë kufijve, por ishte gjithashtu speciale edhe mënyra se si u fitua titulli”, ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.

“Ne kompletuam një rikthim në sekondat e fundit të ndeshjes”, ka shtuar italiani.

Mancini ka pasur momente që nuk do t’i harrojë asnjëherë edhe në kohën kur luante si lojtar.

‘Pa dyshim, Scuddetto me Sampdoria. Ishte e pamundur të edhe për ta menduar, por mendoj se kemi bërë të pamundurën”, ka thënë Mancini.

Mancini po vazhdon sukseset edhe me Italinë, me të cilën vendosi rekord në kualifikueset për Euro 2020. /Lajmi.net/