Real dhe PSG kërkojnë lojtarin që Chelsea dëshiron ta largojë
Chelsea raportohet se janë të hapur për të shitur mesfushorin e tyre, N’Golo Kante këtë verë.
Sport
Real Madrid dhe Paris Saint Germain janë të interesuar për fituesin e Kupës së Botës me Francën.
Të dy gjigantët e Evropës, do të tentojnë të joshin mesfushorin, me ‘Blutë’ të gatshëm për ta shtiru atë.
Kante u bë një nga mesfushorët më të mirë në Premierligë që nga viti 2015, kur udhëhoqi Leicester Cityn drejt titullit.
Lojtari shumë shpejtë do të arrijë moshën 30 vjeçare, dhe Chelsea do të kërkojë një mesfushor më të ri në moshë.
Kante në futbollin anglez është transferuar nga francezët e Caen./Lajmi.net/