Këngëtari i njohur ndihet i pikëlluar që nuk mund ta shohë djalin e tij për shkak të izolimit

Liam Payne thotë se është shumë i mërzitur që nuk mund ta shohë djalin e tij, Bear, i cili është me ish-partneren e tij, Cheryl, gjatë izolimit nga koronavirusi.

ShowBiz

10/04/2020 23:40

Liam Payne është detyar që me javë të tëra mos ta shohë djalin e tij Bear, sepse është izoluar me kilometra larg në Londër, nga shtëpia ku qëndrojnë vogëlushi me nënën Cheryl Tweedy, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Duke folur për mungesën e tre vjeçarit, Liam, i cili është në lidhje me modelen amerikane Maya Henry – shpjegoi: “Unë dhe Cheryl patëm një bisedë shumë të hapur rreth vizitës, por është e vështirë”.

“Ishte pikërisht afër ditëlindjes së tij kur ndodhi (bllokimi). Ishte një nga herët e para që isha në vend për ditëlindjen e tij dhe isha gati të shkoja dhe thjesht mendova: “Nuk e di se si ndjehem për këtë”, shtoi ai.

“Pra, është thjesht e vështirë të flasësh shumë me FaceTime dhe ndonjëherë ai dëshiron të flasë në FaceTime, ndonjëherë jo”, deklaron këngëtari.

Liam thotë se tani ka respekt të veçantë për njerëzit që kanë punë, në të cilat iu duhet të ndjejnë mungesën e fëmijëve të tyre. /Lajmi.net/