Harvey Weinstein përballet me akuza të reja për abuzim seksual
Harvey Weinstein përballet me akuza tjera për abuzim seksual në Los Angeles.

ShowBiz
Prokurorët akuzojnë producentin, i cili po vuan dënimin 23-vjeçar në Nju Jork, për abuzime seksuale në incidentin e vitit 201-, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.
Prokurorët e Los Angeles kanë ngritur një akuzë të re për abuzim seksual kundër Harvey Weinstein, producrent i filmave, që vuan një dënim me 23 vjet burg në Nju Jork, për përdhunim.
Zyra e avokatit të rrethit LA, e cila paraqiti çështjen e saj origjinale në janar, njoftoi të premten se Weinstein po përballet me një akuzë të re kriminale të abuzimeve seksuale, që thuhet se buron nga një incident në një hotel në Beverly Hills më 11 maj 2010.
Weinstein “preku me dashje dhe në mënyrë të paligjshme një pjesë intime të [viktimës], ndërsa personi tha që ishte kufizuar në mënyrë të paligjshme nga … Weinstein dhe një bashkëpunëtor”, pretendohet në ankesë. Gruaja u mbajt kundër vullnetit të saj “me qëllim të zgjimit seksual, kënaqësisë seksuale dhe abuzimit seksual”.
Weinstein ishte shpallur fajtor për përdhunim në shkallë të tretë për një sulm në një hotel në Nju Jork dhe fajtor për abuzim seksual kriminal dhe detyrimin e seksit oral të një ish-asistenteje të produksionit.
68-vjeçari u vendos në izolim në institucionin korrektues Wende në Nju Jork muajin e kaluar pasi ai doli pozitiv për koronavirus, sipas një zyrtari të burgut. Zëdhënësi i tij tha të enjten se ai nuk kishte më simptoma të Covid-19.
Ai përballet me një dënim të mundshëm me 28 vjet burg, megjithëse është e paqartë se si kjo mund të ndikohet nga dënimi i tij aktual në Nju Jork. /Lajmi.net/