Elvana zgjedh fjalët më të bukura për ta uruar Jonidën

Jonida Vokshi sot feston ditëlindjen, ndërsa pranoi urim të veçantë nga mikja e saj, Elvana Gjata.

ShowBiz

10/04/2020 23:00

Aktorja dhe prezantuesja Jonida Vokshi me këtë datë feston ditëlindjen, kësaj radhe më ndryshe prej herave tjera, shkruan lajmi.net.

Kjo ditëlindje është ndryshe për Jonidën jo vetëm për faktin se festoi në kohën kur po qëndrojmë të mbyllur në shtëpi, por edhe sepse ajo është në pritje të ëmbël.

Jonida pranoi urime të shumta nga familjarë e miq, e një urim shumë special ia bëri  shoqja e saj, këngëtarja Elvana Gjata.

“Ne kete ditelindje Zoti te ka bekuar me nje engjell qe do te ndryshoj pergjithmone jeten tende… Lutem qe syte te te shkelqejne gjithmone gezim, keshtu gezohem edhe une”, shkruan këngëtarja.

Ajo e përmbyll me fjalët “Gezuar ditelindjen o gjysma e Besnikut (he se i behet qejfi) Te dua!”. /Lajmi.net/