Të famshmit hapin portofolet në pandemi, këto janë donacionet e tyre
Fytyrat publike janë bërë bashkë në këtë periudhë pandemie, me misionin e bamirësisë.

ShowBiz
Yjet botërore në këtë periudhë pandemie po tregojnë anën e tyre humane, duke ndihmuar në luftën kundër COVID-19, shkruan lajmi.net.
Ndihmat e të famshmëve botëror gjatë kësaj pandemie ishin nga më të ndryshmet, por shumica e tyre janë mjete financiare.
Për ta mposhtur ‘armikun e padukshëm’ janë ngritur në këmbë e gjithë bota dhe po bëjnë gjithçka që munden.
Një pjesë e madhe e të famshmëve kanë dhuruar shuma të mëdha në organizatat bamirëse, në mënyrë që të ndihmohen kategoritë që janë prekur më së shumti.
Të tjerët ndihmuan spitalet, si me mjete financiare, ashtu edhe me masa mbrojtëse, e elemente të tjera.
Disa prej tyre kanë dhuruar donacione për personat që në këtë periudhë të pandemisë kanë humbur punët.
U ndihmuan edhe studentët, të cilët gjatë këtyre muajve detyrohen të paguajnë qiranë.
Këngëtarë, aktorë, pronarë të kompanive të njohura, e të tjerë; janë disa prej kategorive që ndihmuan në luftën kundër COVID-19.
Ai që e mban ‘vendin e parë’ në listën e donatorëve është pronari i Amazon, Jeff Bezos, i cili ka dhuruar 100 milionë dollarë.
Këta janë emrat e njohur që dhuruan donacione për të luftuar pandeminë COVID-19:
Drejtori i përgjithshëm i Twitter, Jack Dorsey 1 miliard dollarë
Pronari i Amazon, Jeff Bezos 100 milionë dollarë
Ralph Lauren 10 milionë dollarë
Oprah Winfrey 10 milionë dollarë
Arnold Schwarzenegger 1 milion dollarë
Kylie Jenner 1 milion dollarë
Kim Kardashian 1 milion dollarë
Angelina Jolie- 1 milion dollarë
Giorgio Armani 1.25 milion dollarë
Bruno Mars 1 milion dollarë
Blake Lively dhe Ryan Reynold 1 milion dollarë
George dhe Amal Clooney 1 milion dollarë
Simon Cowell 1.3 milion funta
Rihanna 1 milion dollarë
Jay Z 1 milion dollarë
Madonnna 1 milion dollarë
Elton John 1 milion dollarë
Pink 1 milion dollarë.
Donacionet po vazhdojnë cdo ditë, ndërsa përveç mjeteve financiare që u përmendën më lart, disa emra të tjerë kanë ndihmuar në forma tjera:
Liam Payne dhuroi 360 mijë shujta për personat në nevojë.
Rita Ora dhe OBSH krijuan një emblemë që synon të mbledhë para për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së koronavirusit. Paratë e mbledhura nga shitja e bluzave me këtë logo, shkojnë në Fondin e Reagimit të Solidaritetit COVID-19.
Taylor Swift dhe Ariana Grande ua paguan qiranë fansave.
Mariah Carey, Alicia Keys, Billie Eilish e të tjerë; performuan nga shtëpia dhe të ardhurat i dhuruan për luftën ndaj COVID-19.
Leonardo DiCaprio ndihmoi në hapjen e fondit “America’s Food”, i cili tashmë ka mbledhur 12 milionë dollarë, për të ndihmuar komunitetet e prekura nga koronavirusi.
Lady Gaga dhe Global Citizen kanë mbledhur 35 milionë dollarë për përpjekje ndihme gjatë kësaj pandemie globale në të gjithë botën.
Cardi B shpërndau pije për mjekët dhe infermierët në Nju Jork. Po ashtu, Cody Simpson dhe Miley Cyrus ua dërguan 120 pako me ushqime punëtorëve të kujdesit shëndetësor. Kurse, Jay Z dhe Meek Mill kanë dhuruar 130 mijë maska për burgjet dhe spitalet në Amerikë.
Jennifer Aniston ia dhuroi një infermieres së prekur nga koronavirusi, një kartë dhuratë në vlerë 10 mijë dollarë.
Të famshmit që kanë ndihmuar kanë premtuar se nuk do të ndalen me kaq dhe kanë inkurajuar edhe të tjerët që të ndihmojnë sipas mundësive të tyre. /Lajmi.net/