Sin Boy i bën befasinë e këndshme Rinës

Sin Boy tregoi anën romantike me veprimin e fundit.

ShowBiz

10/04/2020 19:31

Një çift shumë i komentuar në shoubiz janë edhe Rina Balaj dhe Sin Boy, shkruan lajmi.net.

Dyshja ka disa muaj prej kur e kanë bërë publike lidhjen e tyre, ndërsa shumë shpesh publikojnë imazhe krah njëri-tjetrit.

Së fundi, reperja tregoi edhe befasinë që ia ka bërë Sin Boy, i cili pranë dhuratave dhe luleve ia la edhe një letër me mbishkrimin “Të dua”.

E emocionuar nga kjo befasi, Rina publikoi foton në Instagram dhe shkroi “Ende nuk është ditëlindja ime. Të dua gjithashtu Sin Boy”.

Për ndryshe, reperja po qëndron e mbyllur në shtëpi, ndërsa pritet që pas kësaj periudhe të sjellë këngë të re. /Lajmi.net/