Reali kujtoi fjalimin e Zidanes që dërgoi ata drejt rekordit të madh në Evropë

Para tre vitesh, Real Madrid mbrojti titullin e në Ligën e Kampionëve, kur në Kardif mposhti 4:1 në finale Juventusin.

Sport

08/04/2020 22:34

Reali është bërë skuadra e parë që fitoi tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë e finales kundër Juventusit kishte përfunduar 1:1, me pjesën e dytë të dominuar nga Real Madrid, që shënoi edhe tri gola të tjerë.

Në pushimin e pjesës së parë, Zinedine Zidane ka pasur çka t’u thotë lojtarëve të tij, që frymëzoi për fitore në pjesën e dytë.

Real Madrid, në faqet e tyre në rrjetet sociale, ka publikuar një video nga zhveshtorja e tyre, ku zbulohen fjalët e Zidanes për lojtarët e tyre.

“Unë thjesht dua të them dy gjëra. Kjo është finale. Është një lojë e vështirë edhe për ta. Gjëja më e rëndësishme është që ne të jemi të fortë, agresivë në mbrojtje. Kur them agresiv, nuk dua të them që të ndëshkohemi”, u tha Zidane lojtarëve, i cili vazhdoi.

“Thjesht duhet të sigurohesh që gjithmonë je afër topit, të jesh duke luftuar, të vdesësh për këtë klub. Ata luajnë 4-4-2 me Alves dhe Mandzukic duke qëndruar shumë para. Isco, duhet të jesh më agresiv në krahun e majtë kur mbron një formacion 4-4-2, dhe kur keni topin, kërkoni hapësirë mes vijave. Kur e kemi topin, duhet të jemi të durueshëm”./Lajmi.net/