Inter dëshiron Messi sezonin e ardhshëm

Inter thuhet se po punon për një marrëveshje të bujshme për të sjellë Lionel Messin në ‘San Siro’ sezonin e ardhshëm.

Sport

08/04/2020 19:24

Ish presidenti i Interit, Massimo Moratti, nuk e ka fshehur dëshirën për të parë Messin tek Inter, të cilin ishte munduar ta transferonte edhe në vitin 2006.

Gazetari Martin Castilla, për transmetuesin argjentinas TNT Sports, Inter janë të gatshëm të nisin seriozisht negociatat.

Castilla këmbëngul se ka një substancë për një transferim dhe se nuk është vetëm ëndërr e gjithë kjo.

32 vjeçari argjentinas, do të ringjallte rivalitetin e tij me Cristiano Ronaldon, i cili luan për Juventusin./Lajmi.net/