Mbani kafshët shtëpiake brenda për t’i mbrojtur ato nga koronavirusi
Veterinarët kanë paralajmëruar pronarët e kafshëve shtëpiake që të mbajnë brenda kafshët e tyre të për t'i mbrojtur ato nga koronavirusin.
Lajme
Studimet tregojnë se macet mund të jenë në gjendje të kontraktojnë Covid-19 pasi një mace në Belgjikë kapi virusin nga pronari i saj. Ekspertët thonë se pronarët “nuk duhet të shqetësohen” për ndonjë rrezik të infektimit nga kafshët shtëpiake, raporton “The Sun”, transmeton lajmi.net.
Shkencëtarët e Universitetit të Lirë të Berlinit po kryejnë teste PCR për kafshët, të ngjashme me ato për njerëzit, për të zbuluar virusin. Dy qen në Hong Kong u testuan pozitivë për virusin pasi e kapën atë nga pronarët e tyre.

Në Belgjikë, zyrtarët shëndetësorë zbuluan se një mace kishte vështirësi në frymëmarrje pasi Covid-19 u zbulua tek ajo. Një tigër katër vjeçar në kopshtin zoologjik Bronx testoi pozitiv për Covid-19 pasi u infektua nga rojtari i saj.
Që atëherë, edhe gjashtë tigër dhe luanë të tjerë janë sëmurë. /Lajmi.net/